JURGEN GJASULA
Partizani pranë mesfushorit kuqezi
27 August, 2018 @13:42
Mesfushori që ka luajtur për kombëtaren shqiptare dikur, Jurgen Gjasula, është në bisedime me Partizanin e Tiranës dhe mediat tiranase shkruajnë se marrëveshja mund të finalizohet në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Gjasula, i lindur në Tiranë, që ka bërë karrierë jashtë vendit, aktualisht 32 vjeç, pritet të vendos në ditët në vijim.
Së fundi Gjasula ka qenë pjesë e Greuter Furthit gjerman, ndërsa përgjatë karrierës së tij ka luajtur për Freiburg, Freiburg II, Kaiserslautern, Kaiserlsautern II, St Gallen, Basel, Frankfurt, Duisburg, Litex dhe Aalen.
Partizani i drejtuar nga Skender Gega, nuk ka nisur më së miri stinorin në Superiore, ku nga dy ndeshjet e para, ka regjistruar një fitore dhe një humbje.