LIRIA
Ekipi i vetëm që ende s’ka shijuar gol në 2018/19
27 August, 2018 @14:16
Kanë kaluar dy xhirot e para në Superligë të Kosovës dhe është një ekip i vetëm që ende nuk ka shënuar gol në portat kundërshtare pas dy përballjeve të para të stinorit 2018/19.
Ajo është Liria e Prizrenit, që me trajnerin e ri të saj Bedridin Gjinali, ende nuk ka gjetur rrugën e golit.
Liria, gjithashtu nuk ka shënuar fituar ende asnjë pikë, përkundër se ka luajtur me dy ekipet e adhura nga Liga e Parë këtë stinor në Superligë.
E renditur në pozitën e parafundit në klasifikim, ekipi prizrenas do të kërkojë pikët e para ose edhe golin e parë në përballjet e xhirove të radhës, derisa në duelin e radhës pret kampionin aktual të Kosovës, Dritën e Gjilanit në “Përparim Thaqi”.