INTERNATIONAL
Lojtari i Gjilanit ftohet nga përfaqësuesja
28 August, 2018 @18:04
Një nga përforcimet e Gjilanit këtë verë, futbollisti Wilber Perez, ka pranuar ftesë nga përfaqësuesja e Guatamalas në futboll.
Shteti që ky lojtar e përfaqëson do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin që vjen, kundër Argjentinës me 9 Shtator dhe Ekuadorit me 11 shtator, ndeshje në të cilat mund ta shohim futbollistin e Gjilanit në fushë.
Sa i përket Gjilanit, kjo skuadër ka 3 pikë pas 2 xhirove të para, mirëpo skuadra në fjalë nuk e ka luajtur ende ndeshjen e parë sezonale ndaj Prishtinës, ndeshje kjo që ishte shtyrë për shkak që stadiumi “Fadil Vokrri” nuk ishte i gatshëm për lojë.