LIRIDON LATIFI
Shënoi të parin e stinorit
27 August, 2018 @15:47
Krahu i kombëtares shqiptare, Liridon Latifi, i cili qe dy stinorë është duke luajtur në elitën e futbollit hungarez për ekipin e Puskasit, ka shënuar në fundjavën që e lamë pas, golin e parë të stinorit.
Latifi ka shënuar në minutën e 81-të të ndeshjes për Puskasin ndaj Paksit, për të barazuar rezultatin 2-2.
Mirëpo, në fund, me golin e pësuar në minutën e 90-të ekipi i tij është mposhtur 3-2 nga Paksi.
Ky ka qenë goli i parë i Latifit këtë stinor në Hungari, pas gjashtë xhirove të zhvilluara aty, ndërsa është lajm i mirë edhe për selektorin Christian Panucci, që është në përgatitje të listës përfundimtare të ftesave të Shqipërisë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë.
Ekipi i Latifit, Puskas Akademia, aktualisht është në pozitën e parafundit të tabelës dhe ende në kërkim të fitores së parë, pasi që ka 2 barazime dhe 4 disfata nga 6 xhirot e para të zhvilluara.