AZERBEJXHANI
Azerbejxhani shpall listën ndaj Kosovës, nis përgatitjet
30 August, 2018 @8:21
Derisa Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ende nuk ka bërë të ditur as datën e as ditën kur do të publikohet lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, rivalët e Kosovës tashmë disa ditë këtë e kanë bërë.
Kështu, për përballjen e parë të Kosovës që do të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit, tashmë selektori i këtij vendi ka publikuar ftesën e lojtarëve që do t’i dalin përballë Kosovës.
Qurban Qurbanov ka publikuar 24 të ftuarit për ndeshjet e Azerbejxhanit ndaj Kosovës dhe Maltës, në kuadër të Grupit D3 të Ligës së Kombeve që zhvillohen më 7 dhe 10 shtator.
Njejtë, Azerbejxhani ka nisur grumbullimin e lojtarëve dhe tashmë pjesa më e madhe e tyre janë bashkë dhe po stërviten për tu përgatitur sa më mirë për përballjen ndaj Kosovës.
LISTA E TË FTUARVE TË AZERBEJXHANIT:
PORTIERË: | Kamran AGAYEV, Emil BALAYEV, Selahat AGAYEV | ||
MBROJTËS: | Maksim MEDVEDEV, Badavi HUSEYNOV, Pavel PASHAYEV, Mahammed MIRZABAYOV, Rahil MEMDOV, Temkin HALILZADE, Urfan ABASSOV, Bahtiyar HASANALIZADE | ||
MESFUSHORË: | Rahid AMIRAQULIYEV, Qara QARAYEV, Dmitri NAZAROV, Rahman HACIYEV, Cavid IMAMVERDIYEV, Cosqun DINIYEV, Emin MAHMUDOV, Namiq ALASKAROV, Richard ALMEYDA, Cavid HUSEYNOV | ||
SULMUES: | Mahir MADATOV, Ruslan QURBANOV, Ramil SEYDAYEV, Rauf ALIYEV |