ZYRTARE
UEFA zyrtarisht licencon stadiumin “Fadil Vokrri”
30 August, 2018 @11:42
Tashmë 100% zyrtare!
UEFA e ka licencuar zyrtarisht stadiumin “Fadil Vokrri”, duke bërë kështu që Kosova ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve t’i zhvillojë në shtëpinë e saj të re, duke filluar nga data 10 shtator me përballjen ndai Ishujve Faroe.
Lajmi u bë i ditur sot nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila e njoftoi opinionin kosovar me vendim final të UEFA-së.