SHKENDIJA - ROSENBORG
Dy penallti dhe shumë raste të humbura, Shkëndija eliminohet nga Europa
30 August, 2018 @22:25
Skuadra tetovare, Shkëndija, është eliminuar nga garat e Europa League.
Kuqezinjtë, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Rosenborgut me rezultat 3-1, janë mposhtur sërish dhe kësaj radhe në shtëpi, për t’i dhënë fund aventurës europiane.
Në fakt, rezultati i ndeshjes ishte një pasqyrë krejtësisht ndryshe në krahasim me lojën që u tregua në fushë, pasi që Shkëndija pati dominim të plotë në të shumtën e kohës.
Tetovarët para se të pësojnë golin e parë në minutën e 67’ patën raste të shumta shënimi, përfshirë këtu edhe dy penallti të humbura nga Besart Ibraimi dhe Armend
Alimi.
Penalltitë e humbura dhe tentimet e shumta që nuk dhanë rezultat, ndikuan edhe në demotivim të lojtarëve, të cilët dalëngadalë filluan ta humbin përqëndrimin, derisa këtë e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë skuadra mysafire, e cila shënoi dy herë.
Kjo është hera e tretë që Shkëndija eliminohet nga Play Offi i Europa League.