ZVICRA
Albian Ajeti ftohet nga Zvicra
1 September, 2018 @16:14
Shpresat e përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar, Albian Ajeti, kanë marrë fund.
Futbollisti në fjalë, që po kalon formë të mirë me Baselin, ka marr ftesë nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic, dhe do të grumbullohet me helvetikët në dy ndeshjet e shtatorit, përkatësisht kundër Islandës dhe Anglisë.
Siç dihet, Albian Ajeti është vëllai i vogël i qendërmbrojtësit të Shqipërisë, Arlind Ajetit, por as fakti që Arlindi luan për Shqipërinë nuk ka ndikuar që sulmuesi të ndryshoj mendjen.
Së bashku me Albianin, në përfaqësuesen e Zvicrës janë ftuar edhe Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.