CARDIFF - ARSENAL
Feston me shqiponjë, rrezikon dënimin
2 September, 2018 @15:57
Në takimin që Arsenali po e luan në këto momente ndaj Cardiffit, golin e parë për londinezët e shënoi Shkodran Mustafi me kokë, gol që erdhi pas krosimit nga Granit Xhaka.
E këtë gol Mustafi e festoi ‘me shqiponjë’, gjë që krijoi debate të menjëhershme në rrjetet sociale.
‘Independent’ pak minuta pas golit shkruan që Mustafi mund të dënohet nga Federata Angleze për shkak që ky simbol është ‘provokim politik’, njëjtë sikur festimet e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në ndeshjen mes Zvicrës e Serbisë në kampionatin botëror muaj më parë.
Siç dihet, ky gjest nuk ka të bëjë me kurrfarë provokimi dhe shpresojmë që FA të jetë e vetëdijshme për këtë.
Mustafi's goal against @CardiffCityFC #afc pic.twitter.com/vBC57c69dZ
— Urban Arsenal (@ArsenalUrban) September 2, 2018