GJILANI - TREPÇA'89
Caesar shënon, Kaçiu mbron - Gjilani mposht ‘89shin
2 September, 2018 @18:48
Sulmuesi i huaj i Gjilanit, Travis Caesar, ka shënuar përsëri. Sot, goli i tij i ka sjellë fitoren e dytë nga dy ndeshjet e para të stinorit ekipit të Sadat Pajazitit, që ka nisur mbarë stinorin e ri.
Trepça’89 që nga fillimi i ndeshjes pa sulme të shpejta dhe të rrezikshme të Gjilanit. Së pari Jefferson kërcënoi, pastaj edhe Hysa derisa pas pak më shumë se gjysmë ore lojë, Caesar shënoi për epërsi, 1-0.
Në pjesë të dytë ‘89-shi i drejtuar nga Gugash Magani tentoi me ndërrime të lojtarëve të bëj diçka më shumë.
Mitrovicasit fituan edhe penallti.
Por ka qenë portieri Donat Kaçiu që ka mbrojtur goditjen e Martin Mircevskit të ‘89shit për të ruajtuar epërsinë, që në fund doli të jetë e fitores dhe e tre pikëve të reja për bardhekuqtë e Gjilanit.
11-shet startuese:
GJILANI: | Kaçiu, Kastrati, Mauricio, Magani, Papuqi, Muça, Nika, Jefferson, Cesar, Hysa, Pepa. Trajner: Sadat Pajaziti | ||
TREPÇA 89: | Golas, Pira, Shoshi, Basriu, Jashari, Gava, Rusi, Muja, Velinov, Mirqevski, Manaj. Trajner: Gugash Magani |