CELTIC - RANGERS
Rodgers mposht Gerrardin në ‘Old Firm Derby’
2 September, 2018 @19:29
Me fitoren e kampionit në fuqi të Skocisë u mbyll derbi i famshëm skocez mes Celticut dhe Rangersave, duel i cili vuri përballë trajnerët Brendan Rodgers dhe Steven Gerrard, që të dy ish-pjesë e Liverpoolit, njëri si trajner e tjetri si kapiten shumëvjeçar.
“Old Firm Derby” u vendos nga një gol i Ntcham në minutën e 62’, gol i cili ngrit Celticun në kuotën e 9 pikëve pas 4 ndeshjeve. Në anën tjetër, Rangers mbesin me 5 pikë pas 4 ndeshjeve të para.
Eros Grezda, i cili u transferua dje te Rangers, sot nuk ishte pjesë e skuadrës dhe rrjedhimisht nuk u paraqit për asnjë minutë.