BURNLEY - UNITED
Lukaku rikthen Unitedin te fitoret
2 September, 2018 @19:06
Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e Manchester United i është rikthyer fitoreve në takimin e luajtur si mysafir i Burnleyt.
“Djajtë e Kuq” e dominuan totalisht ndeshjen, derisa autor i dy golave ishte belgu Romelu Lukaku.
Përveç golave, United shpërdoroi edhe një penallti përmes Paul Pogbas, ndërsa kartoni i kuq i Marcus Rashford nuk ndikoi në ngushtimin e epërsisë së mysafirëve.
Pas 4 xhirove, United ka vetëm 6 pikë, derisa Burnley 1.