PAS NDESHJES PRISHTINA - DRENICA
Josa: I kënaqur me pikët, pushimi i kombëtareve na bën mirë
2 September, 2018 @22:24
Pas fitores ndaj Drenicës, për media foli Mirel Josa, trajneri i Prishtinës.
“Normalisht, pjesën e parë nuk ishte ajo loja që do të na kënaqte shumë, ishim shumë te vonshëm për sa i përket dyluftimeve në fushë e disa gjërave tjera, mirëpo ishim ndryshe në pjesën e dytë dhe në momentet e caktuara treguam efikasitet. Gjithashtu, duhet të ishim më të kujdesshëm me disa topa të humbur.
Drenica tregoi lojë të mirë dhe na vështirësoi gjërat në disa momente.
Jam i kënaqur me tri pikët, na kanë dhënë qetësi për këtë pauzë të kombëtareve, ku do të qetësohemi edhe ne edhe lojtarët.” - shpreh Josa për Supersport pas ndeshjes.
Përveç ndeshjes së pazhvilluar ende ndaj Gjilanit, Prishtina ka 2 fitore në 2 ndeshjet e luajtura sivjet në Superligë.