Stërvitjet e Kosovës, në terr
4 September, 2018 @7:39
Dje mbajtën stërvijtet e para për përballjet debutuese në Ligë të Kombeve.
Mirëpo, futbollistët e reprezentacionit të Kosovës me selektorin Bernard Challandes, fundi i stërvitjeve i gjeti në terr, pasi që askush nuk i ndezi reflektorët e “Fadil Vokrrit”.
Siç mund të shihet edhe në raportin e mbrëmshëm të Sportit në KTV, fundi i stërvitjeve gjeti lojtarët me dritë të pamjaftueshme në terren.
Kosova të premten zhvillon ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Azerbejxhanit si mysafir në Baku.
Më 10 shtator verdhekaltërit presin Ishujt Faroe në Prishtinë, për përballjen e dytë të Grupit D3 të Ligës së Kombeve.