NJOFTIMI I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT
SHBA kërkon kujdes nga qytetarët e saj para ndeshjes Shqipëri-Izrael
5 September, 2018 @12:24
Përmes një njoftimi në Twitter, Travel - State Dept, faqja zyrtare e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ka kërkuar kujdes nga qytetarët e SHBA-së përgjatë ndeshjes Shqipëria-Izraeli që do të zhvillohet në Elbasan Arena të premten.
“Një ndeshje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit do të zhvillohet më 7 shtator në ora 20:45. Ne nuk kemi ndonjë kërcënim specifik ndaj shtetasve amerikanë në këtë termin, por shtetasit e SHBA-së duhet të kenë kujdes para stadiumit të Elbasanit para dhe gjatë ndeshjes,” - ka shkruar njoftimi që është përshkruar me foton “alert”.
Dueli ndërmjet Shqipërisë dhe Izrealit zhvillohet të premten më 7 shtator dhe i përket xhiros së parë të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria do të jetë mysafire e Skocisë, 4 ditë më pas.
#Tirana, #Albania Alert: A soccer match between Albanian and Israeli national teams will be Sept 7, 8:45 PM. We are not aware of any specific threats against US citizens at this time. However, US citizens should exercise caution near Elbasan stadium prior to and during the match. pic.twitter.com/HQd1KZQj8l
— Travel - State Dept (@TravelGov) September 4, 2018