UEFA

FOTO/ uefa.com
Kërkohet largimi i avantazhit të golit si mysafirë!
5 September, 2018 @15:31
Sot në Zvicër, në mbledhjen e trajnerëve të famshëm në kuadër të UEFA-së, është kërkuar që të shqyrtohet rregulla e golit që shënon skuadra mysafire në gara europiane.
Ky rregull është në dispozicion që nga viti 1965, derisa trajnerët po kërkojnë që të largohet më ky avantazh.
Sekretari i përgjithshëm i UEFA-së, Giorgio Marchetti për këtë kërkesë ka thënë: “Trajnerët po mendojnë se nuk është më vështirë të shënohet gol si mysafirë më, këtë rregull do ta shqyrtojmë”.
Gjithashtu është kërkuar që afatet kalimtare të përfundojnë në një datë të caktuar për të gjitha ligat europiane.