BERSANT CELINA

Foto: FFK
Vetëm fitore
5 September, 2018 @16:12
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, në deklaratën e tij të dhënë sot për faqen zyrtare të Federatës ka bërë të ditur se e vetmja alternativë për Kosovën në përballje ndaj Azerbajxhanit është fitorja.
“Ajo që kemi përgatitur këto ditë, një atmosferë pune e jashtëzakonshme, një dëshirë e madhe dhe vullnet për lojë, me bën të besojë se fitorja nuk ka alternativë, edhe pse në futboll thonë se gjithçka është e mundur. Por ne duhet ta nisim sa më mirë e mbarë,” ka thënë Celina, që djersit fanellën e Swansea Cityt në Championship këtë stinor.
Kosova do të jetë mysafire e Azerbajxhanit më 7 shtator në Baku.