MËRGIM MAVRAJ

Foto: FSHF
Mavraj në Greqi, bashkëlojtar i Bashës
5 September, 2018 @15:47
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është futbollisti më i ri i Arisit të Selanikut, kanë bërë të ditur sot mediat shqiptare.
Sipas Panorama Sportit, Mavraj ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me ekipin verdhezi nga Selaniku, ndërsa aty do ta gjejë edhe bashkëlojtarin nga kombëtarja, Migjen Basha, që u transferua më parë te ky ekip.
Mavraj që së fundi ka qenë pjesë e Hamburgut në Gjermani, do t’i bashkohet ekipit grek me të përfunduar duelet e shtatorit me Shqipërinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Aris ende nuk ka zyrtarizuar Mavrajn si lojtar të ri të ekipit.