NGA IRLANDA
Kosova U17 mposht bindshëm Irlandën Veriore
Teksti: FFK
25 May, 2017 @14:01
Reprezentacioni i Kosovës U-17 ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të turneut ndërkombëtar të organizuar nga UEFA në Castlebar.
Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit kanë shënuar sot fitore me rezultat bindës kundër Irlandës Veriore, me rezultat 4:0, duke dëshmuar se cilësi të jashtëzakonshme.
Golat për Kosovën i shënuan Robert Rrahmani (27’), Bajrush Osmani (52’), Muhamet Hyseni (54-pen’) dhe Edin Hyseini (57’).