KOSOVA U17

Foto: FFK
Kosova U17 mposhtet minimalisht nga Sllovenia U17
9 October, 2021 @12:55
Me humbje minimale 1-0 ka përfunduar ndeshja e dytë e Kosovës U17 në fazën e parë kualifikuese drejt Evropianit për grupmoshat U17.
Sot Kosova U17 u mposht nga Sllovenia U17, takim i cili prodhoi një gol dhe dy kartonë të kuq.
Për Slloveninë U17 golin e fitores e shënoi futbollisti Ristic në minutën e 68’, ndërkohë që tre minuta para se ta shënonte golin, Sllovenia mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi futbolli Kasalo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 76’, Arjanit Fazlija i Kosovës gjithashtu u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë dhe kështu të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë në fushë.
Pas dy ndeshjeve të luajtura në Grupin 9 të fazës së parë kualifikuese drejt Kampionatit Evropian, Kosova U17 ka 3 pikë. Sllovenia U17 ka 6 pikë, derisa Austria U17 e Ishujt Faroe U17 momentalisht janë pa pikë.
Ndeshjen e ardhshme djemtë e Kosovës e luajnë pas 3 ditëve, më 12 tetor, ndaj Ishujve Faroe.