NGA KONFERENCA

Foto: FFK
Challandes: Ta konfirmojmë formën e shtatorit
8 October, 2021 @23:01
Bernard Challandes e ka të qartë se përballë ka kundërshtar tejet të vështirë, por se beson në formën e ekipit dhe mundësinë për befasi.
Në konferencën e sotme për media nga Suedia, zvicerani ka thënë se suedezët janë të fortë fizikisht dhe individualisht ka lojtarë që mund të bëjnë dallime në ndeshje.
“Do të luajmë kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur në shtator ndeshje të mira dhe duam ta konfirmojmë formën që e kemi pasur në shtator. Është e qartë që Suedia është kundërshtar shumë i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur, përfshirë edhe Kampionatin Evropian. Presim një ekip shumë të fortë në aspektin fizik por edhe në aspektin individual sepse ka lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në ndeshje”, ka thënë Challandes.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
“Edhe për këtë ndeshje ka presion sikurse në çdo ndeshje tjetër. Do të luajmë kundër një ekipi që në të njëjtin stadium e ka mposhtur Spanjën dhe presioni është normal jo vetëm në ekipin tonë, por çdo skuadër tjetër”, ka thënë ai.
Kosova nesër luan ndaj Suedisë duelin e shtatë kualifikues të Grupit B në rrugëtimin drejt Katarit 2022. Kosova ka shënuar deri tash vetëm një fitore në grup. Ndeshja nis në ora 18:00.