PARA NDESHJES

Foto: FFK
Gjithçka gati, ndeshja pritet me entuziazëm
8 October, 2021 @22:39
Gjithçka gati për ndeshje me Suedinë nesër pasdite, ndërsa Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para lojës në Friend Arena të Solnas në Suedi.
Ekipi ka qenë i kompletuar, pasi që aty ka marrë pjesë edhe Lirim Kastrati, që aktualisht është thënë të jetë mirë, pas testeve mjekësore të kaluara ditë më parë, arsye për të cilën mungoi në stërvitjet e zhvilluara në Kosovë.
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Dardanët kanë zbritur mbrëmjen e së premtes në stadiumin modern “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, aty ky nesër do të ketë edhe mijëra bashkëatdhetarë tanë në përkrahje të Kosovës.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Në stërvitjen e fundit djemtë dardanë janë shfaqur me disponim dhe humor të mirë, teksa me padurim e presin ndeshjen e nesërme, ngase pas shumë kohësh do të luajnë në një stadium të stërmbushur me tifozë, e ku një një pjesë e madhe e tyre do të jenë zë i fuqishëm dhe motivues për ekipin tonë kombëtar.
Stërvitja e sotme ka qenë me intensitet më të ulët dhe kryesisht i ka shërbyer lojtarëve për t’u ambientuar me fushën, teksa përzgjedhësi Bernard Challandes ka dhënë edhe këshillat e tij për lojën që duhet aplikuar kundër suedezëve.
Në këtë stërvitje ka qenë i pranishëm edhe Lirim Kastrati, i cili mungoi në stërvitjet paraprake për shkak të ekzaminimeve mjekësore. Ai ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit kryesisht me ushtrime të lehta dhe vrapime.
Kosova më 9 tetor luan ndaj Suedisë, ndërsa më 12 tetor pret Gjeorgjinë. Kosova ka shënuar një fitore në grup nga gjashtë ndeshje të zhvilluara dhe është e parafundit në renditjen e Grupit B për Botërorin e Katarit, 2022.