Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MPOSHTEMI

Kosova U21 mposhtet minimalisht nga Çekia U21

Foto: FFK

Kosova U21 mposhtet minimalisht nga Çekia U21


7 October, 2021 @21:19

Shpresat e Kosovës janë mposhtur në ndeshjen e tretë të Grupit G kualifikues për evropianin e shpresave, duke humbur ndeshjen ndaj Çekisë U21 në Fadil Vokrri sonte, 0-1 [Gabriel 38].

Të drejtuar nga Michael Nees shpresat Dardane kanë pësuar humbjen e dytë me radhë në grup, pas asaj ndaj Anglisë U21 në muajin e kaluar dhe aktualisht janë në pozitën e parafundit të grupit që ka gjashtë ekipe garuese.

Adam Gabriel, mbrojtës i Spartës së Pragës, ka qenë golashënues i vetëm i takimit, ndërsa çekët vazhdojnë me krejt fitore në grup, duke e arritur edhe të tretën, për të kapur nëntë pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara.

Derisa Kosova U21 tentoi disa herë, Çekia U21 ishte më e mirë në pjesë të parë, ku edhe shënoi për epërsi, që doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i ndeshjes.

Në duelin e radhës, Kosova U21 përsëri takohet me çekët, por kësaj radhe udhëton atje, të martën që vjen.

Kosova U21 ka tre pikë nga tre ndeshje, duke kujtuar fitoren ndaj Andorrës U21 në qershor të këtij viti.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova