PARA DUELIT

Fotot: FSHF
Me energji para duelit tepër të rëndësishëm
8 October, 2021 @22:50
Kuqezinjtë kanë zbarkuar sot në Budapesht të Hungarisë, derisa kanë zhvilluar edhe stërvitjen e zakonshme para ndeshjes në Puskas Arena të Hungarisë.
Shqipëria, që mposhti Hungarinë në muajin e kaluar në Elbasan Arena, do të kërkojë fitoren e radhës ndaj hungarezëve, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në PlayOff të kualifikimeve për Botërorin e Katarit 2022.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Kuqezinjëve i duhet fitorja patjetër. Ndërsa FSHF ka bërë të ditur se futbollistët janë treguar energjik dhe jashtëzakonisht të motivuar sonte, një ditë para ndeshjes së rëndësishme.
Shqipëria është mysafire e Hungarisë më 9 tetor, ndërsa më 12 tetor pret Poloninë në Tiranë. Hungaria - Shqipëria nis në ora 20:45 dhe transmetohet në kanalet kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, RTK e RTSH.