Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U19

Kosova U19 nis përgatitjet për Ligën e Kombeve

Foto: FFK

Kosova U19 nis përgatitjet për Ligën e Kombeve


30 January, 2020 @19:54

Ashtu siç u njoftua edhe më herët, Kosova U19 dje e sot është grumbulluar për të nisur përgatitjet për Ligën e Kombeve.

LISTA E TË FTUARVE

Të përzgjedhurit nga Ramiz Krasniqi dhe ndihmësit Nazmi Rama e Xhelal Karabegu kanë stërvitur sot në fushën e 2 Korrikut, derisa deri në fillimin e Ligës së Kombeve (shtator 2020) planifikohet të mbahen edhe së paku 3 grumbullime.

Liga e Kombeve nis në shtator dhe Kosova U19 është e përfshirë në Grupin 1 të Ligës C, së bashku me Armeninë, Luksemburgun dhe Estoninë. Ndeshjet do të zhvillohen prej 2 deri më 8 shtator në Estoni.

Më pas, kualifikimet për Kampionatin Evropian do të nisin në nëntor, ku Kosova U19 është e përfshirë në grup me Italinë, Sllovakinë dhe Qipron. Turneu i fazës së parë kualifikuese zhvillohet në Sllovaki prej 11 deri më 17 nëntor 2020.


 
Të gjitha lajmet nga