Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Kosova U21 barazon në miqësore me 2 Korrikun

Kosova U21 barazon në miqësore me 2 Korrikun


29 May, 2021 @15:22

Përfaqësuesja e Kosovës U21 sot ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, 2 Korrikun.

Të përzgjedhurit e trajnerit Michael Nees, e kanë mbyllur këtë takim me rezultat të barabartë 2-2, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Shpresat dardane kishin epërsinë prej 2-0 në pjesën e parë, por më pas ekipi prishtinas u kundërpërgjigj me dy gola nëpërmjet Flamur Bajramit dhe Florent Molliqajt.

Kjo ndeshje shërbeu për t’u përgatitur për ndeshjen me Andorrën që do të luhet më 8 qershor në kuadër kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ndërsa para këtij dueli Kosova U21 do ta zhvillojë edhe një tjetër miqësore përballë skuadrës së Gjilanit që do të luhet të enjtën më 3 qershor në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova