Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Kosova U21 me mungesa kundër Andorrës

Foto / FFK

Kosova U21 me mungesa kundër Andorrës


Teksti: FFK

12 October, 2020 @21:14

Kombëtarja U21 e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore për ndeshjen e nesërme kundër Andorrës në kuadër të Grupit 3 për kualifikimet e Kampionatit evropian të grupmoshës nën 21-vjeç.

Dardanët e rinj në këtë ndeshje vijnë pas humbjes nga Austria, në të cilën patën paraqitje shumë të mirë, por që u ndëshkuan me një gol të minutave të fundit.

Situata me pandeminë ka ndikuar edhe në kampin e Kombëtares U21, ngase katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, me ç’rast janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe i janë shtruar sërish ritestimit. Në stërvitjen e fundit ka mbizotëruar atmosferë e mirë dhe entuziazëm për rikthim te fitorja, gjë e cila i duhet tani për momentin kësaj gjenerate për ngritje të moralit dhe arritje të sukseseve të reja. Ndeshja Kosovë – Andorë zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga