Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANDORRA U21 - KOSOVA U21

Kosova U21 mposht Andorrën, del në pozitën e tretë

Foto: Z. Sojeva/fb

Kosova U21 mposht Andorrën, del në pozitën e tretë


4 June, 2022 @20:56

Futbollistët e Kosovës U21 janë ngritur në pozitën e tretë të renditjes tabelare në Grupin 7 kualifikues për EURO U21 të vitit 2023, duke e mposhtur Andorrën sonte si mysafir 0-3.

Valmir Veliu me gol e asist, njëjtë sikur Kreshnik Krasniqi kanë qenë kryesorët në duel, derisa Kosova e drejtuar nga Albert Bunjaki ka shënuar fitoren e tretë në grup, nga tetë ndeshje të zhvilluara për përfundimtaren Andorra U21 - Kosova U21 0-3 [Valmir Veliu 11p., Leard Sadriu 52, Kreshnik Krasniqi 54].

Në dy ndeshjet e mbetura, Kosova U21 do të ketë punë ndaj Anglisë U21 dhe Shqipërisë U21, derisa anglezët i pret në Prishtinë më 10 qershor dhe udhëton në Shqipëri më datën 13.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova