HOLANDA U17 - KOSOVA U17
KosovaU17 i thotë stop, kampionëve evropian
9 October, 2019 @21:45
Përfaqësuesja e Kosovës U17, ka nisur kualifikimet për Kampionatin evropian “Estonia 2020”, duke barazuar me kampionin aktual të evropës, Holandën.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. Kosova e pësoi golin në minutën e 11’ nga Mylian Jimenez, derisa rezultatin e barazoi Granit Hana në minutën e 69’.
Kosova në ndeshjen e dytë do të përballet me Slloveninën, më 12 tetor.