Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA FUTSAL CHAMPIONS LEAGUE

Liburni barazon në ndeshjen e parë

TOPSPORTI / A.P

Liburni barazon në ndeshjen e parë


9 October, 2019 @17:54

Në ndeshjen e parë në kuadër të UEFA Futsal Champions League Main Round, që po zhvillohet në Bjellorusi dhe ku pjesëmarrëse 32 ekipet më të mira të futsallit në Evropë, Liburni ka barazuar 5-5 ndaj skuadrës franceze Toulon Elite. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 2-3 në të mirë të francezëve, mirëpo gjakovarët zhvilluan pjesë të dytë mjaft të mirë dhe ndeshja u mbyll me barazim.

Në ditët në vijim, Liburni ndeshet me holandezët e Hovocubo më 10 tetor me fillim nga ora 16:00, e më pas më 12 tetor luan me skuadrën vendase të Minskut me fillim nga ora 13:30.

Në rast se Liburni e kalon këtë fazë, të cilën e ka kaluar herën e kaluar kur kishte marrë pjesë në këtë garë, kalon në fazën Elite Round, ku pjesëmarrëse janë 16 skuadrat më të mira të Evropës.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga