Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKIMET KATAR 2022

Kosovë-Suedi me shikues? E sqaron sekretari i FFK-së

Kosovë-Suedi me shikues? E sqaron sekretari i FFK-së


16 March, 2021 @18:37

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka dhënë sqarime lidhur me ndeshjen Kosovë-Suedi nëse do të luhet me shikues ose jo.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të luhet më 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Katar 2022.

Lidhur me këtë, Salihu ka folur për Klan Kosovën.

“Jo nuk do të lejohen shikuesit. UEFA dhe FIFA e ka te ashtuquajturin protokoll “return to play” dhe është shumë strikt. Protokolli i lejon vetëm 10 veta, të kryesisë së Federatës. Për fat të keq kemi kërkesa edhe prej Ambasadës së Suedisë, KFOR-it, e të tjerëve, por nuk lejohen. Dënimet janë shumë të rrepta. Po ashtu, jemi në zonë të kuqe dhe duhet të kemi kujdes të shtuar. Në mars sigurisht se nuk do të lejohen”, tha ai.

Masat strikte sipas Salihut do të vlejnë edhe për ndeshjen miqësore të 24 marsit ndaj Lituanisë, që po ashtu do të luhet në “Fadil Vokrri”.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova