EKSKLUZIVE
Kozniku dëshiron postin e trajnerit të Kosovës
24 December, 2016 @11:17
Legjenda e futbollit kosovar dhe njeriu që ka medalje të bronztë nga “Franca 1998”, Ardian Kozniku, është shprehur i gatshëm për ta marrur postin e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Për Borozani.com, Kozniku ka deklaruar që dëshirë dhe synim i tij për vitin e ri 2017 është që të bëhet trajner i Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ish-sulmuesi i Kroacisë gjithashtu e përmendi faktin që Kosova momentalisht e ka trajnerin e vet dhe synimi i Koznikut është për të ardhmen.
Sa i përket përvojës si trajner, Kozniku gjatë sezonit 2014/2015 ishte trajner i Shkëndijës së Tetovës, me të cilën përfundoi në vendin e tretë në ligën e Maqedonisë, duke përmbushur synimet sezonale të skuadrës për sigurimin e një pozite që dërgon në garat evropiane. Para Shkëndijës, Kozniku kishte punuar si trajner edhe te Lokomotiva e Zagrebit si dhe te shumë skuadra të ndryshme të grupmoshave më të reja në Kroaci.