TRANSFER
Llullaku te Astana
23 December, 2016 @15:04
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra nga Kazakistani, Astana, pjesë e së cilës është edhe mesfushori ofansiv shqiptar, Agim Ibraimi.
Llullaku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e tij të re.
28 vjeçari deri më tani ishte pjesë e skuadrës rumune, Gaz Metan, me të cilën ka treguar formë të lartë duke u bërë golashënuesi më i mirë në kampionatin rumun.