ZYRTARE
60 milionë euro, Oscar në Shanghai
23 December, 2016 @9:33
Përmes një njoftimi zyrtar, Chelsea ka raportuar që braziliani Oscar do të largohet zyrtarisht nga klubi londinez.
25-vjeçai ka arritur marrëveshje me skuadrën kineze, Shanghai SIPG, ndërsa shuma e transferimit do të jetë plot 60 milionë euro!
Oferta marramendëse nga skuadra kineze ishte e parefuzueshme për Chelsean, kurse edhe rroga e brazilianit pritet të jetë mjaft e madhe.