KONFERENCA
Mourinho i lumtur, dëshiron kontratë të re
23 December, 2016 @14:55
Në konferencën për shtyp të mbajtur sot para ndeshjes me Sunderlandin, Jose Mourinho i shpreh i lumtur me punën tek skuadra e United.
“Ndihem i lumtur. Jam i lumtur që nga dita e parë. Stafi dhe fansat më kanë bërë një pritje fenomenale dhe e di që viti 2017 do të jetë i mirë se viti 2016. Ndjej një ‘lidhje’ mes nesh dhe fansave dhe kjo më lumturon.
Nëse më ofrohet, e nënshkruaj kontratën e re që sot. Dua të qëndroj gjatë këtu sepse ndihem si në shtëpinë time.” - ishin fjalët e portugezit para gazetarëve.
Për më tepër, portugezi konfirmoi që për momentin tek United i lënduar është vetëm Luke Shaw, ndërsa largim ka kërkuar Morgan Schneiderlin, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet drejt WBA-së apo Evertonit.