AZDREN LLULLAKU
Llullaku tregon arsyet e transferit në Kazakistan
23 December, 2016 @16:59
Pasi u zyrtarizu transferi i Azdren Llullakut nga skuadra rumune, Gaz Metan, në ate kazake, Astana, futbollisti tregoi arsyet e zgjedhjes së tij për mediumin nga Shqipëria, Supersport.
Llullaku, fillimisht duke pranuar se kishte interesim edhe nga skuadra të ndryshme si Legia Varshava, Lech Poznan, Sivasspor dhe të tjerë, tha:
“Sinqerisht jam shumë i kënaqur edhe për zgjedhjen që bëra. E vendosa këtë klub së bashku me familjen. Kishte edhe opsione të tjera, por në fund zgjodhëm këtë sepse luan në Champions dhe Europa League. Jam shumë i lumtur që u finalizua transferimi im te Astana.
Kanë qenë disa skuadra në Turqi që shfaqën interes të madh. Ishin edhe Legia e Varshavës dhe Lech Poznan. Por, në fund zgjodha Astanën. Aty ishte edhe menaxheri Shkumbin Qormemeti dhe kjo ishte një kënaqësi edhe më e madhe për mua. Ai më ndihmoi dhe jam shumë i kënaqur.”
Më tej, ai shtoi se në vendimin e tij ka luajtur rol edhe ana ekonomike, pasi në skuadrën e re sulmuesi kuqezi pritet të fitojë dukshëm më shumë.
“Sinqerisht këto vite që kam luajtur në Rumani, niveli ekonomik nuk ishte shumë i lartë. Prej kontratës nuk kisha mundësi të ndryshoja ekip, edhe pse e kisha shansin të fitoja disa para më tepër. Në moshën 29-vjeçare duhet të shohësh edhe pak anën ekonomike.”
Llullaku te skuadra e Astanas do ta gjejë edhe një tjetër futbollist shqiptar, pasi aty luan mesfushori ofansiv që e përfaqëson edhe përfaqësuesen e Maqedonisë, Agim Ibraimi.