Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - PRISHTINA

Krasniqi e Kryeziu kujdesen për fitoren e Prishtinës

FOTO / Prishtina

Krasniqi e Kryeziu kujdesen për fitoren e Prishtinës


25 November, 2020 @16:20

Skuadra e Prishtinës ka mposhtur Llapin me rezultat 0-2 [Endrit Krasniqi 75’, Leutrim Kryeziu 90+1’].

Në pjesën e parë, Llapi e kishte një mundësi të artë me Ahmed Januzin në minutën e 11’ nga pika e bardhë, por nuk arriti të shënojë ndaj ish-skuadrës së tij dhe kështu pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë për fitoren e Prishtinës u kujdesën Endrit Krasniqi e Leutrim Kryeziu. Krasniqi shënoi në minutën e 75’ pas një asistimi të Leonit Abazit, derisa rezultatin e vulosi Leutrim Kryeziu në minutat shtesë të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e dytë rresht e Prishtinës, derisa me 21 pikë në total gjendet në pozitën e katërt, kurse Llapi e regjistroi humbjen e nëntë të sezonit dhe gjendet në pozitën e parafundit në Superligë.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Besën, derisa Llapi me Drenicën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga