Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRCEA LUCESCU

Krenar me ekipin, por kërkon finalen

Foto: uefa.com

Krenar me ekipin, por kërkon finalen


28 April, 2016 @9:01

Mircea Lucescu, trajner i Shakhtar Donetskut, para përballjes së sontme gjysmëfinale të Europa Ligës në konferencë për shtyp ka thënë se është krenar me arritjen e ekipit të tij, por do të kërkojë finalen gjithsesi.

“Ta keni parasysh, asnjë ekip nga Lindja e Europës (CSKA Moska, Zenit e Galatasaray)që ka fituar më parë Kupën UEFA nuk ka arritur më asnjëherë as në gjysmëfinale. E ne jemi këtu. Prandaj jam krenar me këta lojtarë. Me performancë të lartë në lojë, besoj që do t’ia arrijmë ndaj kampionit aktual,” ka thënë ai.

Shakhtar ka fituar Kupën e UEFA-së në vitin 2009, që është paraardhësi i Europa Ligës së sotme. Ndërsa me fillim në ora 21e5 sonte presin mbrojtësin e këtij trofeu, Sevillën.


 
Të gjitha lajmet nga