Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE SKIFTERAT

Kryetari i SC Gjilani jep dorëheqje

Foto: SCGjilani/fb

Kryetari i SC Gjilani jep dorëheqje


18 July, 2022 @13:36

Njeriu që ngriti SC Gjilanin dhe ia mundësoi shijimin e Evropës për herë të parë, Florim Zuka, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si kryetar i klubit sot.

Zuka, përmes një njoftimi në Facebook ka dhënë arsyet e ndarjes, ndërsa ka bërë të ditur se bashkë me të edhe kryesia e klubit është larguar. Ai ka ftuar biznismenë e institucione, që tash e tutje t’i dalin krah klubit.

Florim Zuka, kishte marrë klubin në fillim të vitit 2017. Arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij të parevokueshme, ka thënë se është mosarritja e fitimit të titullit kampion - përkundër angazhimit maksimal të tij dhe kryesisë për vite me radhë.

Florim Zuka

Kujtojmë, Gjilani nuk arriti të kalojë as pengesën e parë në kualifikime për Ligë të Konferencës këtë stinor, duke u eliminuar nga Liepaja letoneze.

Ndërsa mëposhtë po e sjellim shkrimin e plotë, pa ndërhyrje të Zukës lëshuar rreth mesditës:

Te nderuar qytetar te Gjilanit, adhrues te futbollit ne Kosove dhe me gjërë,
Ne fillim te vitit 2017 e morem ne menagjim klubin e Futbollit Sc Gjilani. Qe nga momenti i pare jam angazhuar qe klubi te kete nje strukture te qendrueshme administrative dhe jam kujdesur maksimalisht qe ne askpetin financiar te mos kete asnje problem.
Per keto 5 vite e gjysme kemi investuar nje shume te madhe te mjeteve finaciare, e tera pasuri familjare, duke sjelle ne Klub lojtar per te cilet kemi menduar se mund te arrijme synimet e perbashketa qe Sc Gjilani te pozicionehet ne mesin e klubeve me te sukseseshme ne Kosove.
Megjithse se kemi krijuar nje organizim dhe stabilitet te knaqshem ku per kete periudhe kohore dy here kemi siguruar pjesmarrjen ne garat evropiane, prap se prap duhet ta pranojme se nuk e kemi arritur qellimin final, qe ka qene Titulli Kampion.
Perkunder rezultatave te arritura, konsiderojme se kjo nuk ka qene e mjaftueshme dhe per kete arsye qe nga momenti i publikimit te ketij njoftimi ofroje doreheqje te parevokueshme nga pozita e Kryetarit te Klubit Sc Gjilani. Njekohesisht edhe kryesia aktuale eshte e dorehqur se bashku me mua. Ftojme te gjithe sportedashesit, donatoret, perfaqesuesit e Institucioneve Komunale, dhe cdo person tjeter te interesuar qe te jap kontributin e vet ne krijimin e nje kryesie te re ne menyre qe Sc Gjilani te vazhdoje tutje drejt synimit te perbashket, Titullit Kampion. Florim Zuka

Florim Zuka


 
Të gjitha lajmet nga