Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E KOSOVËS

Kthehet Muriqi, mungon Rashica - Challandes publikon ftesat

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Kthehet Muriqi, mungon Rashica - Challandes publikon ftesat


2 October, 2020 @16:25

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar ftesat për ndeshjet e tetorit.

Sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer te skuadra, kurse Milot Rashica do t’i mungojë Kosovës për shkak të lëndimit.

Përveç Rashicës nuk është përfshirë as Bernard Berisha në listën e trajnerit zviceran.

Vlen të përmendet që Samir Ujkani do t’i bashkohet ekipit më 09.10.2020 për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Greqisë.

Kosova fillimisht më 8 tetor do të takohet me Maqedoninë Veriore në Shkup, në kuadër të Play Offit të Ligës së Kombeve, e më pas më 11 tetor e pret në Prishtinë Solloveninë, derisa më 14 tetor takohet me Greqinë në Athinë. Këto dy takimet janë të vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kombeve, ku Kosova gjendet në Ligën C.

LISTA E KOSOVËS:

PORTIERË: Arijanet Muriq, Visar Bekaj.

MBROJTËS: Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic.

MESFUSHORË: Herolind Shala, Anel Rashkaj, Idris Voca, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina, Florent Muslija, Florian Loshaj, Edon Zhegrova, Valon Berisha, Lirim Kastrati.

SULMUES: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu.
a


 
Të gjitha lajmet nga