KRENARIA EUROPIANE

Kukësi mëson kundërshtarin e radhës
9 July, 2015 @23:26
Kukësi, që mbeti ekipi i vetëm shqiptar në Europa League pasi që kaloi në raundin e dytë kualifikues, ka mësuar kundërshtarin e raundit të dytë në këtë garë.
Rivali i radhës për ekipin nga Shqipëria Verilindore është Mladost i Podgoricës së Malit të Zi. Këta të fundit kanë eliminuar Neftçin e Bakusë, duke barazuar në dy ndeshje, 2-2 në Baku dhe 1-1 në Podgoricë, për të shkuar tutje.
Mladost kualifikimin e ka siguruar në minutën e fundit të takimit sonte, duke barazuar në 1-1 përmes Ivan Vukovicit.
Ndeshja e parë Kukësi - Mladost do të zhvillohet në Tiranë, më 16 korrik, derisa një javë më vonë, luhet ndeshja e kthimit në Podgoricë.