SKOCI

Eliminohet edhe Shkëndija
9 July, 2015 @23:10
Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur të kalojë pengesën e Aberdeenit në raundin e parë kualifikues të Europa League.
Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro nuk ka arritur të shënojë gol ndaj kundërshtarit të tij si mysafir dhe me barazim 0-0, është eliminuar nga garat e mëtutjeshme europiane.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup kishte përfunduar 1-1 dhe goli si mysafir i skocezëve, iu dha atyre raundin e dytë kualifikues, duke i vënë përballë Rijekës së Bekim Balajt dhe Odise Roshit.