HERONJTË

Panorama Sport
Kukësi, shpërblimet i merr sot
9 August, 2013 @8:36
Nënkampioni aktual i Shqipërisë dhe ekipi më i suksesshëm në histori të skuadrave shqiptare në garat europiane, Kukësi, sot në ethe pret të njoh kundërshtarin e radhës, në Play-Off të Europa League.
Futbollistët e saj ndërkaq, para së gjithash do të pranojnë shpërblimin prej 300 mijë eurove që arritën historinë. Prej këtyre, 200 mijë euro u pat premtuar kryetari i klubit, Safet Gjici, ndërsa 100 mijë të tjera për herë të parë i jep Federata Shqiptare e Futbollit si shpërblim, një ekipi që thyen rekord për Shqipërinë.
Kundërshtarët potencial të Kukësit në Play-Off të Europa League janë: Sheriff (Molldavi), Fiorentina (ITA), Saint-Ettiene (FRA), Trabzonspor (TUR), Rubin Kazan (RUS), etj.