KUKESI
Vazhdojmë...
8 August, 2013 @20:13
Humbja me rezultat minimal në ndeshjen kthyese ndaj ekipit ukrainas, Metalurh Donetsk, nuk e ka penguar skuadrën e Kukësit që të kualifikohet në fazën e play off-it në Europa League.
Kuksianët u mposhtën me golin e mesfushorit bullgar Velizar Dimitrov, i cili shënoi në minutën 27’ të ndeshjes, por fitorja e ndeshjes së parë me rezultat 2-0 në Qemal Stafë, ishte e mjaftueshme për kualifikim.
Madje ekipi shqiptar kualifikimin e arriti me një lojtar më pak, pasi në minutën 74’, sulmuesi Enco Malindi u ndëshkua me të kuqe pas kartonit të dytë të verdhë.
Në fazën e play off-it, përveç Kukësit, do të garojë edhe Skënderbeu i Korçës, i cili u eliminua nga garat e Champions League.
Video
Europa League/ Metalurh Donetsk-Kukësi 1-0
Çastet më interesante nga ndeshja ku Kukësi arrin kualifikimin pas rezultatit të përgjithshëm 2-1.