HUMBET RASTI
Kuqezinjtë, nuk kanë gjasa si i treti më i mirë
9 October, 2015 @12:09
Tashmë dilema nuk ka. Shqipëria ose duhet të fitojë Armeninë dhe të sigurojë kualifikimin për në EURO 2016 ose do të luaj në barazh. Kjo, pasi që me humbjen e mbrëmshme kuqezinjtë kanë djegur mundësinë për të shkuar si i treti më i mirë nga të gjitha grupet për në EURO 2016, pasi që Hungaria tashmë ka bërë 4 pikë më shumë se kuqezinjtë në tabelën e vendeve të treta dhe kjo nuk do të ndërrohet pavarësisht rezultatit të Hungarisë në përballjen e fundit.