PARA NDESHJES
Shqipëria, favorite ndaj armenëve
9 October, 2015 @11:59
Përfaqëuesja shqiptare ka marrë epitetin e favoritit në përballjen e fundit të grupit që do ta zhvillojë ndaj Armenisë të dielën, më 11 tetor.
Kuqezinjtë janë kuotuar nga bastoret e huaja me kuotë prej 2.10 deri në 2.30 për fitore (varësisht nga bastorja), barazimi është kuotuar 3.30 deri në 3.50, kurse fitorja e armenëve ka marrë koeficient prej 3.40 deri në 3.50 nga bastoret botërore.
Armenia të gjitha pikët e fituara në grup i ka marrë në shtëpi, derisa është mposhtur vetëm nga Portugalia.
Në anën tjetër, Shqipëria për herë të fundit në ndeshje zyrtare ka shënuar fitore si mysafir ndaj Portugalisë në fillim të ciklit kualifikues, në shtator të vitit të kaluar.