PORTUGALIA
Cristiano i lirë, ndaj Serbisë
9 October, 2015 @10:54
Fitorja e Portugalisë ndaj Danimarkës mbrëmë, që i dha edhe një mundësi Shqipërisë për të kërkuar kualifikimin për në EURO 2016, ka bërë që Cristiano Ronaldo të merr leje nga përzgjedhësi i përfaqësueses për ndeshjen e radhës ndaj Serbisë.
“Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë për në ndeshje ndaj Serbisë fare, pasi që kemi kryer punë dhe kemi siguruar vendin e parë në grup,” është cituar të ketë thënë trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, nga mediat.
Serbët kanë shprehur në anën tjetër zhgënjimin që ylli i Real Madridit nuk do të udhëtojë në Beograd, pasi që Serbia nuk ka gjasa kualifikimi dhe njëra ndër arsyet e publikut për të shkuar në stadium do të ishte pikërisht Cristiano Ronaldo.