Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEMO

Danimarka, kampionja “e ftuar” e EURO’92

Foto: givemesport Official

Danimarka, kampionja “e ftuar” e EURO’92


1 July, 2021 @19:42

Aktualisht, është duke u mbajtur “UEFA EURO-2020”,  ku dhe ka përfunduar faza e 1/8 e finales dhe ndeshjet të cilat do të luhen në çerekfinale janë: Zvicër-Spanjë, Belgjikë-Itali, Republikë Çeke-Danimarkë, Ukrainë-Angli.

Por, jo çdo herë tifozët janë mësuar të shohin këto përfaqësuese në çerekfinale. Shembull, Ukraina e Zvicra janë parë si befasi, duke arritur për herë të parë në tetëshën më të mirë të Evropës.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Danimarkën, e cila në vitin 1992 ishte shpallur kampione e kësaj gare.

Danimarka nuk kishte arritur të kualifikohej në “Euro-1992”, në Suedi, por, UEFA përkundër kësaj, për shkaqe politike, i kishte bërë një ‘dhuratë’ të çmueshme Danimarkës, e cila nuk mund të refuzonte e as të mendohej dy herë. Bëhet fjalë për ish-Jugosllavinë, e cila ishte diskualifikuar nga UEFA në momentet e fundit, dhe kësisoj Danimarka ishte ftuar të merrte pjesë në vend të saj.

“Unë duhet të isha duke lyer kuzhinën dhe atë moment më erdhi një telefonatë që na ftonte të shkonim në Suedi.”, kujton trajneri i atëhershëm i Danimarkës, Richard Moller.

Danezët e nisën me një barazim 0-0 me Anglinë, e pastaj u mundën nga organizatorët(suedezët)me rezultat 1-0. Por, kjo nuk përfundon me kaq. Ata e fituan besimin pas fitores me Francën e Platinisë në ndeshjen e fundit në Grupin 1, duke prerë biletën për gjysmëfinale si vendi i dytë i grupit, pas Suedisë.

Në gjysmëfinale, danezët përballë kishin kampionët në fuqi të Holandës , ndaj të cilëve Larsen shënoi dy herë, por Rijkard e dërgoi ndeshjen te penalltitë pas barazimit 2-2, katër minuta para fundi. Aty portieri Peter Schmeichel do të priste gjithçka në  kohë shtesë. Gardiani ndali edhe penalltinë e Van Basten-it, për ta dërguar ekipin në finalen e Göteborgut.

Më 26 qershor të 1992-shit, as “pancerët” e Berti Vogstit nuk do ta ndalnin ëndrrën të bëhej realitet. Në finale Danimarka kaloi 2-0 Gjermaninë favorite me golat e Kim Vilfort dhe John Jensen.

Ky ka qenë suksesi më i madh i futbollit danez i arritur ndonjëherë dhe me këtë ishte vërtetuar se befasitë në futboll janë gjithmonë të mundshme.


DRENICA

Argjent Mustafa largohet nga Drenica

FFK Superliga

Argjent Mustafa largohet nga Drenica

01/07/21 @ 10:09

BARCELONA

I përfundon kontrata e Messit

La Liga

I përfundon kontrata e Messit

30/06/21 @ 23:15

SUPERLIGA

Edhe Xhaka lojtar i lirë

FFK Superliga/Transfere

Edhe Xhaka lojtar i lirë

30/06/21 @ 22:16

FERONIKELI

Astrit Thaqi mbetet lojtar i lirë

FFK Superliga/Transfere

Astrit Thaqi mbetet lojtar i lirë

30/06/21 @ 22:00

PREMIER LEAGUE

Zyrtare: Nuno Espirito Santo në krye të Tottenhamit

Premier League

Zyrtare: Nuno Espirito Santo në krye të Tottenhamit

30/06/21 @ 21:38

AUSTRIA

Atdhe Nuhiu transferohet në Bundesligën e Austrisë

International

Atdhe Nuhiu transferohet në Bundesligën e Austrisë

30/06/21 @ 21:34

MANCHESTER UNITED

Jadon Sancho te United, afër zyrtarizimit

Premier League

Jadon Sancho te United, afër zyrtarizimit

30/06/21 @ 21:20

SUPERLIGA TURKE

Fenerbahçe zyrtarizon mbrojtësin anglez Steven Caulker

International

Fenerbahçe zyrtarizon mbrojtësin anglez Steven Caulker

30/06/21 @ 21:10

FORCOJNË MBROJTJEN

Nuk e vonojnë, Man Utd zyrtarizon edhe Noussair Mazraouin

Premier League

Nuk e vonojnë, Man Utd zyrtarizon edhe Noussair Mazraouin

13/08/24 @ 22:24

LILLE ELIMINON FENERBAHÇEN

Edon Zhegrova me Lille-in kualifikohen dhe shpresojnë në Ligë të Kampionëve

Champions League/Ligue 1/Sportistë shqiptarë në botë

Edon Zhegrova me Lille-in kualifikohen dhe shpresojnë në Ligë të Kampionëve

13/08/24 @ 22:13

OLD TRAFFORD

Matthijs de Ligt zyrtarisht i Manchester Unitedit

Premier League/Bundesliga/Transfere

Matthijs de Ligt zyrtarisht i Manchester Unitedit

13/08/24 @ 21:25

NIGERIANI NË GJAKOVË!

Jason Jitoboh - qendra e re e Vëllaznimit

FBK Superliga/International/Transfere

Jason Jitoboh - qendra e re e Vëllaznimit

13/08/24 @ 18:52

PRISHTINA PUBLIKON VENDORIN E RADHËS

Prishtina vazhdon me Bardh Istrefin

FBK Superliga/Transfere

Prishtina vazhdon me Bardh Istrefin

13/08/24 @ 18:47

VENDORI I PARË I ZYRTARIZUAR TE KRYEQYTETASIT

Jon Ismajli - rikthehet te Prishtina

FBK Superliga/International/Transfere

Jon Ismajli - rikthehet te Prishtina

13/08/24 @ 17:56

MBETET NË RUSI!

Bernard Berisha vazhdon kontratën me ekipin rus

FFK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Bernard Berisha vazhdon kontratën me ekipin rus

13/08/24 @ 14:12

HAMMERS!

West Ham United prezanton Aaron Wan-Bissakën

Premier League/Transfere

West Ham United prezanton Aaron Wan-Bissakën

13/08/24 @ 14:03

BARDHEKALTËRIT SHTOJNË EDHE NJË AMERIKAN NË EKIP

Rashad Williams - amerikani i tretë te Prishtina

FBK Superliga/International/Transfere

Rashad Williams - amerikani i tretë te Prishtina

12/08/24 @ 19:58

ATIK KOSHI NUK LËVIZ NGA KB VËLLAZNIMI

Kapiteni i mbetet besnik ekipit të tij

FBK Superliga/Transfere

Kapiteni i mbetet besnik ekipit të tij

12/08/24 @ 19:48


 
Të gjitha lajmet nga