DEBUTUESIT
Kush, si u vlerësua në debutim?
12 August, 2015 @15:35
Në një vlerësim të bërë nga BBC Sport, disa nga përforcimet e skuadrave janë treguar si të qëlluara që në xhiron e parë të tyre me lojën e treguar, e disa dështime.
Shkojmë radhazi…
DIMITRI PAYET (WEST HAM) - PLUS
I ardhur nga Marseille, Payet është treguar si lojtar që ka krijuar më shumë raste se cilido tjetër lojtar këtë xhiro dhe ka qenë kreativiteti i ëest Hamit në fitore ndaj Arsenalit, 2-0.
GEORGIONIO WIJNALDUM (NEWCSATLE) - PLUS
Mesfushori holandez ka qenë inspirues i lojës së Newcastle United dhe duket të jetë një transfer impresiv i ekipit bardhezi. Ai shënoi që në ndeshjen e parë.
ANDRE AYEW (SWANSEA) - PLUS
Shumë arsye kishte në lojën e mirë të Sëanseat me Chelsean në barazim 2-2, ndërsa njëra ndër ato ka qenë Andre Ayew. Ai ka shënuar edhe gol në ndeshjen e parë të tij.
JORDAN AYEW (ASTON VILLA) - MINUS
Jo mirë. Ai nuk ka arritur që të impresionojë me lojën e tij, ndërsa zëvendësimi i tij shënoi gol. Telashe për Aston Villën.
ALEKSANDAR MITROVIC (NEWCASTLE) - MINUS
Serbi nuk ka arritur të bëj atë që bëri shoku i skuadrës Wijnaldum. Hyri në lojë por, morri karton, ndërsa me lojë nuk u tregua edhe si ishte dashur për një sulmues.
MEMPHIS DEPAY (MAN. UTD) - NEUTRAL
Në dukje zbavitës, me aftësi për lojë dhe driblime. Por ai nuk rrezikzoi asnjëherë për gjatë tërë ndeshjes. Gjysmërastet e lënë atë në mes, as te minusi e as te plusi i vlerësimeve. Në pritje për ‘të.