Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - LLAPI

Kushtrim Shabani për 3 pikë, Llapi fiton pas një muaji

Foto: KF Llapi / Facebook

Kushtrim Shabani për 3 pikë, Llapi fiton pas një muaji


17 September, 2022 @16:57

Në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, sot skuadra e Llapit arriti që ta mposhtë Gjilanin vendas. Për gjilanasit kjo ishte humbja e dytë me radhë në Superligë, pas asaj ndaj Dritës në derbi xhiron e kaluar.

Takimin në fjalë llapjanët e fituan me rezultat 0-1 (Kushtrim Shabani 82’), fitore që është e dyta e sezonit dhe e para për këtë skuadër që prej xhiros së parë, xhiro në të cilën Llapi fitonte në udhëtim te Drenica.

Përkundër rasteve për shënim, portat e skuadrave mbeten të paprekura deri 10 minuta para fundit të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 82’, pasimin e Festim Alidemës maksimalisht arriti ta shfrytëzojë Kushtrim Shabani, që e dërgoi topin në rrjetën vendase.

Ky gol doli të ishte i mjaftueshëm që Llapi ta mbyllte me fitore minimale këtë përballje, rezultat i cili mungonte që një kohë të gjatë te skuadra e Batatinës.

Kjo fitore e nxjerrë Llapin nga pozitat e fundit, të paktën momentalisht, kurse Gjilani (me një ndeshje më shumë) tashmë mbetet 3 pikë prapa Dritës lidere në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga